TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një serie fitoresh, Barcelona është ndalur në barazim 2-2 nga Selta Vigo, madje në “Kamp Nou”. Një rezultat i papritur ky, duke pasur parasysh kundërshtarin, që ka shënuar dy gola në fushën e katalanasve.
Iago Aspas zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke befasuar Barcelonën, por i menjëhershëm ishte reagimi i Mesit, i cili barazoi pas dy minutash. Luis Suares kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 62-të, por Selta Vigo ia doli të barazonte me Gomesit në të 70-tën.
Edhe pse kishte në dispozicion edhe 20 minuta lojë, Barcelona nuk mundi ta shënonte golin e fitores, duke marrë vetëm një pikë. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit dhe Barcelona vazhdon të kryesojë me 36 pikë, 5 pikë para Valencias.