TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha u dërgoi një mesazh solidariteti dhe respekti gazetarëve shqiptarë, të cilët po raportojnë dhe informojën opinionin me gjendjen reale që po përjetojnë zonat e përmbytyra. Ai veçoi rastin e gazetarit të Neës24, Enrik Mehemi, që i zhytur në ujë informon publikun.
STATUSI
Respekt dhe mirenjohje!
Miq, nje pershendetje gazetarit Enrik Mehmeti, qe i zhytur ne uje na informon dhe shpreh solidaritetin e tij me banoret e permbytur rende nga Vjosa te fshatit Fitore.
Mirenjohje ndaj mediave por edhe qytetareve dixhital, qe kane flakur çdo çensure dhe informuar ne kohe reale per fatkeqesine natyrore ndonese te paralajmeruar por te injoruar nga qeveria, e cila perveç njoftimeve se po vjen, zgjodhi te qendrojr duarkryq dhe ne facebook, dhe nuk mori asnje mase paraprake.
Nje falenderim dhe mirenjohje per te gjithe ata burra dhe gra, djem dhe vajza, banore te zonave te permbytura, por edhe te gjithe punonjesve te emergjences per perballjen ne kushte tejet te veshtira me pasojat e permbytjeve te medha!
Nje nderim te madh per elektriçistin qe ra ne krye te detyres ne Fier dhe ngushellimet me te sinqerta familjes.
Nuk bej asnje falenderim per qeverine dhe kjo jo vetem per faktin se me palmat, zhdukjen e kanaleve te autostrades dhe çeljen e paparalajmeruar te portave te rezervuarrve u be pjese e permbytjeve, por mbi te gjitha sepse ajo, ne shkelje flagrante te kushtetutes, nuk shpalli gjendjen e emergjences civile duke privuar me cinizem ekstrem te permbyturit nga demshperblimi qe sipas ligjit u takon!
Ketu me poshte keni raportazhin e gazetarit Enrik Mehmeti nga fshati Fitore i permbytur nga Vjosa! sb
Situatë kritike në fshatin “Fitore”, gazetari raporton i zhytur në ujë (VIDEO
VLORE- Dalja e Vjosës nga shtrati dhe çarja e argjinaturave kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në fshatin Fitore të Vlorës, atje ku raportohet të jenë përmbytur të paktën 50 banesa deri tani.
Situatë kritike në fshatit “Fitore” gazetari raporton i zhytur në U
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se uji në këtë fshat i kalon 1 metër, e për të vërtetuar këtë ka raportuar i zhytur në ujë nga oborri i një banese.
Kjo është hera e dytë që banorët e fshatit Fitore përmbyten, pas asaj të vitit 2015-të.
“Banorët kanë humbur çdo gjë. Kanë mundur të shpëtojnë falë kateve të dyta të banesave, pasi katet e para janë nën ujë, siç mund ta shikoni”,- thotë Mehmeti për BalkanWeb.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751.1073742476.121577844669798/911715872322654/?type=3&theater