TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar fshatin Ferras të Fierit, pas përmbytjeve në këtë zonë.
Rama ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Rama ka marrë informacion dhe ka dhënë direktivat përkatëse, duke qenë se këto ditë përmbytjesh ka marrë njohuri të thelluara për këto çështje.
Kryeministri është ndalur nga disa banorë të cilët kishin ankesat e përhershme për dëmet që u janë shkaktuar. Zoti Rama u ka dhënë banorëve mësime se si të veprojnë në raste të tilla.
"Duhet të siguroheni. Nuk mund të vazhdojë më kjo histori". Pas këtyre fjalëve, Rama është larguar.
Ndryshe nga dita e djshme kur kishte veshur nje xhaketë të ekipit të Bayernit, sot kryeministri i'u rikthye xhaketës së Juventusit, pas diskutimeve të zjarrta në rrjetet sociale për veshjen e tij, diskutime të cilat Rama i ka shumë përzemër. (shih fotot më poshtë)
/TPZ.AL/
[gallery ids="29765,29764,29763,29762,29761"]