AKTUALITET, 2 Dhjetor 2017, 12:39

Polici në Fushë-Krujë: As në ’97-n s’e kam parë veten më keq

Polici në Fushë-Krujë: As në ’97-n s’e kam

Në Fushë-Krujë ditën e sotme gjendja e zonës pas përmbytjeve ishte katastrofale

BalkanWeb raporton se çdo gjë tani i ngjan një situate “lufte” pasi çdo mobilie apo automjet i banorëve është shkatërruar. Gazetari hyri edhe në shtëpinë e një prej banorëve të Fushë-Krujës, i cili ishte me profesion punonjës policie në Shkodër I prekur nga situata tmerruese që kaloi këto ditë, ish-punonjësi tha se ndihet shumë i zhgënjyer pasi është e dyta herë që i ndodh brenda vitit. “Jam i zhgënjyer, kam shumë dëme materiale, dy herë brenda vitit u përmbytëm, edhe në vitin 97’  kur kam filluar punë mes plumbave s’kam qenë më keq. Më është shkatërruar çdo gjë. 15 mln lekë dëm tani, 15 mln dëm herën e parë, plot 30 mln lekë kam humbur,” u shpreh ai.