AKTUALITET, 2 Dhjetor 2017, 16:03

53 vjedhje në Itali, “Night terror” arreston gjashtë shqiptarë në Kremona

Kishin kryer 53 vjedhje në katër rajone të Italisë veriore, por tnani gjashtë shqiptarë ndodhen në pranga në kuadrin e operacionit të policisë së Kremonas me emrin e koduar “Night terror”

Sipas portalit italian, Ecodibergamo.it, policisë i janë dashur gjashtë muaj hetime - nga shtatori 2016 deri në mars 2017 - për të ndërtuar të gjithë skemën sesi vepronte banda shiqptare.

Krye i bandës është një shqiptar 43-vjeçar, rezident në zonën e Bergamos. Të tjerët janë nga 27 në 43 vjeç dhe janë banorë të zonës jugore të Milanos. Gjatë aktivitetit të tyre kishin vjedhur e grabitur në dhjetë provinca: Milano, Bergamo, Breshia, Kremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bolonja dhe Forli.

Secili kishte rolin e tij brenda grupit dhe mënyra e veprimit ishte thuajse gjithmonë e njëjta. Harta që shihni është ndërtuar nga  policia italiane dhe tregon të gjitha vjedhjet dhe zonat e veprimit të bandës shqiptare. Gjatë natës vidhnin disa vendbanime të ndryshme, duke përshkuar deri në 400 kilometra. Karabinierët arritën t’u sekuestronin edhe sende të vjedhura, me vlerë 500 mijë euro, kthyer më pas pronarëve të ligjshëm.

TPZ.AL