AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 15:38

"Superabuzim që kundërmon vjedhje", Berisha akuzon Ramën: Shpenzoi 150 milionë lekë për luksin e Linditës

"Superabuzim që kundërmon vjedhje", Berisha akuzon

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, për një superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion në rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrisë të Arsimit, që sipas tij arrin në 150 milionë lekë.

Postimi i Berishës

Rama per zyrat e Lindites shpenzon 1.5 miliard!!

-Kurse nxenesve ju mbyll shkollat se nuk kane ngrohje

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliard leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise se Arsimit.

Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi, luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit. Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te.

Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?! sb