TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët u vendosën përpara parlamentit ditën e sotme, ku u mbajt dhe seanca plenare. Kryeministri Edi Rama, i injoroi ata sërish, duke i propozuar vetëm dialogun si zgjidhje.
Pas përfundimit të seancës plenare, të rinjtë janë zhvendosur pranë kryeministrisë për të protestuar. Ata i kanë dërguar dhe një letër zv.ambasadores amerikane që të reagojë për protestën.
Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta, ktheu dekretin për ligjin e buxhetit 2019. Sipas tij, qeveria dhe parlamenti duhet të shohin mundësinë e plotësimit të kërkesave të studentëve. Një prej këtyre kërkesave, është rritja e buxhetit për arsimin me 5% të GDP-së.