TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër protestë ka nisur në Shqipëri, në qytetin e Fierit. Banorët e prekur nga projekti i ndërtimit të “By-pass-it” të Fierit, kanë marrë vetëm këstin e parë të shpronësimit të tokave të tyre. Rreth 100 familje kanë deklaruar se nuk kanë marrë asgjë.
Sa i takon punonjësve të firmave nënkontraktore të “By-pass”-it, ata kanë deklaruar se nuk janë paguar që prej dy vitesh.
Forma që punonjësit kanë zgjedhur për të protestuar është: “Bllokimi i punimeve”. Për rreth 30 minuta ata kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Seman.