TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën. Rraja akuzohet për pëndjekje të Xhisiela Malokut.
Gjykata e Krujës kishte pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Në rast dënimi djali i deputetit të PS-së do përftojë ulje dënimi me 1/3.
Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij. Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajen dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.
Për këto akuza prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin kërkoi azil politik në Zvicër.