AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 21:29

Sulmoi me bombë autobusin e Borusias së Dortmundit, 14 vite burg për agresorin

Sulmoi me bombë autobusin e Borusias së Dortmundit, 14 vite burg

Më 11 prill të vitit të kaluar, para ndeshjes me Monakonë, autobusi i Borusias së Dortmundit u sulmua dhe të plagosur mbetën mbrojtësi Mark Bartra dhe një polic. Tashmë gjykata ka dhënë dënimin për agresorin, i cili duhet të bëjë 14 vite burg.

Bëhet fjalë për Sergej Venergord, një 29-vjeçar që është shpallur fajtor për ngjarjen në fjalë, pasi ishte akuzuar për tentative vrasjeje. Sipas gjykatës, objektivi i Venergold ishte që ta sulmonte skuadrën verdhezi për të përfituar më pas nga rënia e mundshme e aksioneve të klubit.

Më 11 prill të vitit 2017 ai kishte hedhur tre bomba në drejtim të autobusit të Borusias gjatë rrugës për në stadium. Mbrojtësi Bartra dhe një polic mbetën të plagosur nga shpërthimet.