AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 21:21

"Bëmat e qeverisë"/ Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

"Bëmat e qeverisë"/ Berisha: Negociatat mund të mos

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Përballë’ në RTSH është shprehur se negociatat me BE-në mund të mos hapen as në 2019 dhe as gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministrit, kjo ndodh për shkak të bëmave të qeverisë së Ramës.

"E mbani mend Edi Ramën që, thoshte se do të hapen negociatat që në mandatin e parë.

Por kjo gjë nuk u bë. Europa dhe SHBA i shohin të gjitha bëmat e kësaj qeverie dhe Departamenti i Shtetit me anë të ambasadës së SHBA në Tiranë ka folur shpesh për Saimir Tahirin.

Me bëmat e kësaj qeverie, mund të mos hapen negociata as në mandatin e dytë.

Nëse Edi Rama kërkon ti dërgojë mesazhe Europës, ta bëjë me anë të zyrës në Tiranë dhe jo të shkojë në Kosovë’, është shprehur ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi.