AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 15:48

Sulmoi KZAZ në Kavajë, arrestohet protestuesi i PD

Sulmoi KZAZ në Kavajë, arrestohet protestuesi i PD

Policia ka vënë në pranga një tjetër qytetar të Kavajës, i shpallur në kërkim për incidentet e ndodhura pak ditë më parë në KZAZ-në 42 të Kavajës, aty ku pati përplasje mes policisë bashkiake që nuk lejonte vendosjen e materialeve zgjedhore dhe asaj të Shtetit.

I arrestuari është Enea Gjonaj.

Mbështetës dhe funksionarë të PD tentuan të futen në KZAZ, pasi u shprehën se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.