TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Suedia do të zgjasë fashën e rekomandimit të saj për të shmangur udhëtimet jothelbësore jashtë vendit deri më 15 korrik, si pjesë e masave për të frenuar koronavirusin e ri, njoftoi sot qeveria.
“Ky rekomandimi bëhet kryesisht për shkak të vështirësive dhe pasigurisë në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare, anulimet e fluturimeve dhe masat e marra, siç është vendimi i fundit i Britanisë për të vendosur një karantinë 14-ditore për udhëtarët”, tha ministrja e Jashtme, Ann Linde, në një konferencë për shtyp.
Sipas një lehtësim të vogël të rekomandimeve për udhëtimet e brendshme, banorët lejohen të udhëtojnë brenda Suedisë deri në dy orë me makinë, me kërkesë që të tregohet shumë kujdes.
Qeveria ka thënë që strategjia e saj për të trajtuar virusin është e ngjashme me atë të miratuar nga shumë vende të tjera, edhe pse Suedia nuk ka qenë nën një bllokim.
Deri më tani, Suedia ka regjistruar 27,909 raste infektimi dhe 3460 vdekje për shkak të COVID-19.