AKTUALITET, 13 Maj 2020, 17:59

“Për shtatë vjet, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë”- Zëdhënësja e PD citon BERZH: Shqipëria e fundit në rajon për…

“Për shtatë vjet, RAMAVIRUSI e ka gërryer

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, thotë se sipas BERZH, Shqipëria do të ketë krizën më të thellë në rajon.

Sipas saj, Shqipëria ishte e fundit në rajon edhe për paketën e ndihmës ekonomike dhe të parët për papunësinë dhe rënien e ekonomisë.

Postimi i plotë i Zhupës:

Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë: Sipas BERZH-it vendi do ketë krizën me tëthellë ne rajon me -9% rënie.

Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.

Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/3804640246274020