TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori Edmond Budina ka folur pas vizitës së policëve të Bashkisë në godinën e Teatrit Kombëtar. Në një reagim, Budina u shpreh se, policët kanë lënë një letër në të cilët thuhet se godina tashmë i përket Bashkisë Tiranë.
Ai u shpreh se për teatrin do të derdhet gjak, pasi artistët nuk tërhiqen deri në fund.
“Po i paralajmëroj të mos derdhin gjak. E shikoni se si vijnë në mënyrë të hajdutshme dhe sulmojnë në një moment të papërshtatshëm. Ju e patë në pak minuta ishim të shumtë këtu. Ju bëj thirrje të kini kujdes.
Ruani mendjen. Sepse siç ju ikën juve, mund të na ikë edhe neve. Merrini me hu këta njerëz që vijnë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze për të marrë pronën publike. Ndaj të gjithë shqiptarët të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Prandaj le të vijnë prapë”, tha ndër të tjera Budina.