TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sociologu Ergys Mërtiri në lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv nga Teatri Kombëtar, e ka cilësuar provokimin e radhës që Veliaj bëri këtë pasdite si një lojë të Ramës që po e përdor si facoletë për të pastruar imazhin e tij nga njolla e turpit, por nuk i kanë bërë llogaritë gabim.
‘Veliaj po përcjell një mesazh që Zoti i Tokës jam unë, sepse mua më ka deleguar Rama. Është një lojë e Ramës që këtë faturë turpi, këtë peshë publike, ta heqë nga vetja për tja kaluar Veliaj.
Ky është një përdorim banal, një trukim i imazhit që Rama i përdor këta si facoletë për të pastruar imazhin e tij, por që se pastron dot. E kemi thënë që këta i bëjnë llogaritë gabim, Edhe pse njerëzit janë në gjumë, harrojnë që qytetarët janë me ne.
Ka njerëz që nuk kanë ndonjë ndjesi për Tetrin, por vetë mënyra, qëndresa jonë, i bën shumë prej tyre që të jenë të ndjeshëm, që të reagojnë. Ka pafundësisht njerëz që na mbështetin.
Edhe në kohën e termetit, njerëzit erdhën te ne, nuk shkuan te Bashkia. Njerëzit janë të gjithë me Teatrin dhe ata këtë llogari nuk e bëjnë", tha Mërtiri.