TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Bashkiake ka mësyrë këtë pasdite me forca të shumta në Teatrin Kombëtar, ku janë pritur aty nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit.
Pas një debati verbal me këta aktivistë, të cilët u kanë kërkuar arsyen e mbërrritjen në këtë insttucion, efektivët bashkiakë pa dhënë shumë sqarime, kanë vendosur në derën e institucionit një letër, ku bëhet me dije se tani e tutje ky institucion i kalon në varësi Bashkisë së Tiranës dhe nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës, bazuar në vendimin e fundit të qeverisë.
‘Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrien në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar . Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj.’-shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.