TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa raste të reja të infektimit me koronavirus në Kinë kanë rritur frikën e një vale të dytë të shpërthimit të COVID-19, duke detyruar një tjetër qytet kinez të vendoset në karantinë.
Bëhet fjalë për qytetin veri-lindor të Jilin-it, me një popullsi prej më shumë se katër milion banorësh, i cili mbylli kufijtë dhe pezulloi transportin publik.
Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët kanë bëjnë apel për më shumë kujdes, sepse ndërsa vendet dalin nga masat e rrepta të sigurisë dhe njerëzit lëvizin më lirshëm, një rritje e infeksioneve është vënë re.
Një nga pesë rastet e raportuara të hënën ishte gruaja e një burri 89-vjeçar, që u bë rasti i parë i konfirmuar në qytet brenda një muaji.
Keshtu të gjithë banorët nuk e kanë të lejuar që të futen apo ta dalin nga lagje të ndryshme, veç rasteve kur është shumë e nevojshme.
“Të gjitha kinematë, palestrat, internet kafetë dhe ambiente të tjera të mbyllura argëtimi duhet të mbyllen menjëherë, edhe farmacitë duhet të raportojnë të gjitha shitjet e medikamenteve për temperaturë apo antiviralë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.