AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 20:58

Suarez merr topin në shtëpi dhe i dedikon tre golëshin të birit

Në shuplakën e Barcelona ndaj Real Madrid (5-1) në Camp Nou, protagonisti absolut ishte Luis Suarez, autore i tre golave dhe një përfaqësimi super. El Pistolero fitoi 11 metërshin pas faullit të Raphael Varane e realizoi golin e 2-0 nga pika e bardhë. E më pas shpërtheu entuziazmin e tij, duke i uruar mirëseardhjen Lautaros, fëmijës së tretë lindur më pak se një javë më parë, me një fanellë të dedikuar.

Gishtin në gojë në fakt për dy golat e tjerë: goditjen me kokë për ti cuar shifrat në 3-1 e parabolën mbi Thibaut Courtois për rezultatin 4-1, shoqëruar nga një vrapim drejt tribunës për të përqafuar Delfina e Benjamín, dy fëmijët e parë të ulur pranë Lionel Messi.