TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka deklaruar se sovranitetin e Shqipërisë e kanë marrë në dorë bandat.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Salianji shkruan duke i kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me takimet e zhvilluara me grupin e “Bajrave” në Shkodër.
Ai shkruan mes tjerash se ministrin nuk i është përgjigjur disa pyetjeve, të cilat janë adresuar nga Partia Demokratike.
Pyetjet:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?
-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?
– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?