TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së grekut sot në Bularat të Gjirokastrës duke iu përgjigjur Athinës zyrtare që e cilësoi të papranueshme humbjen e një jete. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se 35-vjeçari ishte ekstremist.
"Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste", shkruan Edi Rama.
Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar. Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke.