AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 18:09

Pas vrasjes së 35-vjeçarit, vjen reagimi nga Greqia

Pas vrasjes së 35-vjeçarit, vjen reagimi nga Greqia
Pa vrasjes gjatë ditës së sotme të 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme greke:

“Autoritete greke në bashkëpunim me autoritet shqiptare kanë qenë në kontakt dhe kanë pasur informacion lidhur me ngjarjen në Bularat, ku dyshohet se shtetasi grek hapi zjarr ndaj policisë, e cila më pas kërkoi dhe arrestimin e tij.

Pak më parë ne u njoftuam se gjatë përplasjes së armatosur me policinë, humbi jetën shtetasi grek.

Shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllimin për familjarët e shtetasit grek në çdo rrethanë.

Është e papranueshme që të arrihet në një pikë humbjeje të jetëve njerëzore. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.