AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 18:35

5-1, Barcelona poshtëron Real Madridin në "El Clasico"

5-1, Barcelona poshtëron Real Madridin në "El Clasico"
Një pasdite e hidhur për Real Madrid në El Clasico e luajtur në Camp Nou. 5-1 është mundur nga Barcelona skuadra e Julien Lopetegui që tani e shikon veten drejt largimit, ndërkohë që Antonio Conte po troket në derën madrilene.

Luis Suarez shkatërron Real Madrid, në Klasike – e para pa Messi dhe Ronaldo pas 11 vjetësh. Serinë e golave të blaugranave e ka hapur Coutinho i asistuar nga Jordi Alba pas 11′ minutash lojë. Dyfishon Suarez me penallti, e para e dhënë nga VAR. Marcelo ka dhënë idenë e një kthese madrilene pas golit që ngushtoi shifrat në 2-1, por pas shtyllës së Modric është sërish Suarez që thellon distancat me miqtë me dy gola në tetë minuta. Për të kompletuar “manita”-n mendon Vidal në të 87′.