TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë, Arsenali nga ana tjetër ngeci në transfertën ndaj Kristal Palas, në një barazim 2-2. Pjesa e parë e takimit ishte pak më e mirë për vendasit, të cilët në minutën e 45-të fituan të drejtën e një 11-metërshi dhe e shndërruan në gol. Ekipet shkuan drejt dhomave të zhveshjes me avantazhin e Kristal Palas. Në pjesën e dytë, topçinjtë duket se erdhën me një fytyrë tjetër, ku brenda pesë minutave shënuan dy herë, duke përmbysur çdo gjë. Fillimisht ishte një perlë e Granit Xhakës, i cili shënoi nga goditja e dënimit. Më pas në minutën e 56-të ishte Aubamejang, i cili në zhvillimet e një goditje nga këndi shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Unai Emeri. Kristal Palas e shtoi presionin në fundin e takimit dhe u shpërblye në minutën e 83-të, ku gjyqtari Atkinson u dhuroi një tjetër 11-metërsh, i dyti për këtë takim. Milivojeviç përsëri u tregua i pagabueshëm dhe e dërgoi sfidën në barazpeshë. Arsenal mbetet në vendin e katërt në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Kristal Palas në vendin e 14-të.What a bloody goal from Xhaka! pic.twitter.com/bzPDwRDEVe
— - (@EmeryTactic) October 28, 2018