AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 17:03

Aktorja Roza Anagnosti feston 75-vjetorin, deputeti Agron Çela i bën dhuratën surprizë

Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti ka festuar ditëlindjen e 75-të në Shkodër mes miqsh dhe kolegësh, në të cilën merrte pjesë edhe artistja tjetër e madhe, Tinka Kurti.

Në festën e organizuar, i ftuar ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili kishte menduar për një dhuratë të veçantë per aktoren e madhe.

Një pikturë e kalasë së Rozafës për aktoren dhe qytetaren e rrallë të Shkodrës.