TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Robert Aliaj i cili ishte njëri nga të proceduarit nga policia ditën e djeshme, por që u mohua sot nga ministri Sandër Lleshaj, ka mbështetur dhe sot protestën studentore para Kuvendit.
Sa i përket procedimit ai tha për gazetaren e ‘Fax News’ Mirilda Tili se nuk ka marrë asnjë njoftim nga ndonjë institucion por e ka dëgjuar ne media.
Duke iu referuar protestës Aliaj, theksoi se studentët menjëherë duhet të mblidhen dhe të krijojnë kuvendin e tyre për tu përfaqësuar pasi kjo sipas tij do të ndikonte që të mos penetronin segmentet e politikës që do e shkatërronin kauzën e tyre.
Gjithashtu Aliaj pati dhe një mesazh për partitë politike, të cilat sipas tij duhet t’i mbajnë duart larg nga kauza e studentëve pasi do shkatërrojnë atë, por edhe vetë do të humbin pasi edhe ata njerëz që mund t’i mbështesin do t’i humbasin.
“Ju lutem të largohen, lërini rehat studentët”, u shpreh ai ndër të tjera.
Fjala e Robert Aliajt:
Unë nuk di gjë çfarë kanë bërë, e kam marrë vesh në media. Kështu që s’kam ndonjë koment.
Mediat shqiptare janë më keq se kazan plehrash se mund të manipulojnë. Unë nuk kam asnjë konfirmim, me median unë I kam vënë kryqin, dua të më vijë mua njoftimi zyrtarë pastaj do reagoj.
Këtu ka një problem real, nuk ka një strategji, një platformë, një përfaqësi të gjitha këto kanë bërë që të penetrojnë lloj-lloj interesash që po e zbehin kauzën e studentëve. Edhe ne nuk dimë ku të adresohemi se grupet këtu po bëhen politike, ju lutem të largohen, t’i lënë studentët rehat, se po humbi kjo kauzë , sido që të jetë faturën do e marrin ata, nuk do të fitojnë ato parti që prishin kauzën e studentëve. Studentët duan ato pika që duan, duan t’i realizojnë lërini rehat pastaj se çfarë më vonë e dinë studentët. Por këtu e shoh se nuk ke kujt t’i adresohesh, nuk kam ç’të them më.
Janë ato përfaqësues por nuk kanë një ide qendrore, janë kërkesat por një grup pretendon për ta hedhur qeverinë, një grup për të mos e hedhur, një grup pretendon të na vijnë një qeveri e huaj…është kaos këto gjëra duhen hedhur në sitë.
Studentët duhet të mblidhen të kenë kuvendin e tyre, përfaqësuesit e tyre dhe të distancohen që të ruhet kauza e pastër se në të gjitha opsionet e tjera do jenë humbës, ato do jenë fitues të kërkojnë atë që duan dh eta marrin pa ndihmën e këtyre segmenteve që na kanë sjellë në këtë kaos, të gjitha partitë janë të zhytura këtu, kështu që të gjitha janë jashtë kësaj kauze.
Ato janë kërkesat e studentëve shumë të qarta, ato duan që kërkesat të realizohen dhe pikë, le të qëndrojnë aty. Prandaj them që çdo segment tjetër që fut dimensione politike me interesa, se s’ka dimensione politike pa interes, do krijojnë kaos. Ja ma gjej një përfaqësues dhe të flas, nuk ka.