AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 13:09

LIVE/ Studentët: Të bllokojmë rrugën derisa të votojnë ligjin

LIVE/ Studentët: Të bllokojmë rrugën derisa të

Ndërkohë që vijon seanca plenare në Kuvend, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu. Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura.

Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot studentët me libra e Kushtetutë në duar, nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.