TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Muka, që nga dita e parë që u vendos në postin e zv.ministrit e deri më tani (i dorëhequr nga ky post), ka vetëm një kërkesë qendrore: Vetting akademik për profesorët, rektorët dhe dekanët.
Muka ka bërë publike një sërë denoncimesh për deputetë e ministra, duke i cilësuar punimet e diplomave të tyre si plagjiaturë.
Ditën e sotme, ai ka postuar një foto, ku së bashku me dy profesorë, mbajnë në duar CV-të e tyre, të cilat ja kanë shpërndarë studentëve.
“Bashkë me Prof. Luanin dhe Altinin ju dorëzuam studentëve të juridikut CV-në dhe letrën e firmosur: Vetingu le të fillojë nga unë! Intelektuali i vërtetë e do vetingun në arsim, e do studentin dhe universitetin!”, ka shkruar Muka.