TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kampionatin italian, Lacio ka mposhtur në “Olimpico” me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Parmës. Si gjithnjë për lacialët nga minuta e parë u aktivizua portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha. Në fakt, kryeqytetasit nuk e vunë për asnjë moment në dyshim triumfin, teksa mbyllën llogaritë e sfidës që në pjesën e parë ku realizuan plot katër herë.
Ai që hapi serinë e golave ishte Marusiç në minutën e 22, ndërsa 4 minuta më vonë Lis ALberto dyfishoi shifrat nga pika e bardhë. Lacio nuk hoqi për asnjë moment dorë nga silmet dhe trefishoi përsëri me anë të spanjollit Luis Alberto, teksa para fundit të pjesës së parë realizoi edhe Senad Lulic, duke regjistruar rezultatin 4-0.
Në pjesën e dytë skuadra e Simone Inzagit, e uli ritmin e lojës dhe në këtë mënyrë Parma arriti të shënonte golin e nderit falë rrjetës së Sprokatit që mposhti Strakoshën. Pas këtij suksesi skuadra e Lacios renditet në vendin e 6-të. .
Ndërkohë, në takimet e tjera, Atalanta u ndal në barazim 1-1 ndaj Kievos, teksa për këtë takim, portieri Etrit Berisha nuk ishte preferuar titullar nga trajneri Gasperini. Sakaq, edhe në sdidën tjetët mes Empolit dhe Frosinones, të fituar nga vendasit 2-1, nuk pati anjë minutë në dizpocion për Federik Veselin.