Klubi që ka investuar më shumë në gati 30 vitet e fundit është…
Të kompletosh frazën është shumë e komplikuar, nevojiten mijëra llogaritje mbi transferime të të vjetra dhe tratativa, por ja që një llogari e tillë është bërë dhe madje virale në rrjetet sociale, për të treguar cmendurinë e futbollit.
Video tregon në mënyrë progresive se kush ka shpenzuar më shumë për të forcuar skuadrën nga sezoni 1991-92.
Nga sezoni në sezon grafiku modifikohet dhe ndryshon edhe kryesuesja, sikur të ishte një garë e vërtetë parakalimesh: në ’91-92 në vendin e parë ishte Barcelona, në 2018-2019 kreu është i Manchester City. Në vrapim marrin pjesë të gjithë klubet e mëdha (por nuk mungojnë surprizat).
Në fund të videos zbulohet se podiumi është i gjithi anglez: skuadra që ka shepnzuar më shumë është Manchester City me 1.346.760.000 euro, në vendin e dytë Chelsea (1.103.020.000) dhe më pas pozicionohet Manchester United (1.008.710.000).