TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valteri Botas ka dominuar garën e hapjes të këtij sezoni në Çmimin e Madh të Australisë, duke kaluar shokun e skuadrës të Mercedes, Lis Hemilton, për të siguruar suksesin e parë në kampionat që nga viti 2017.
Hemilton kishte marrë “pole-position” në Melburn, por humbi pozicionin e parë që në start. Kampioni më pas i rezistoi trysnisë së Sebastian Fetel e pastaj Maks Verstapen për të siguruar një finish me dy makinat Mercedes në dy vendet e para por duhet të filloj të shqetësohet pasi shoku i tij i skuadrës dukej në formë të shkëlqyer e shpesh më agresiv e i shpejtë se britaniku. Maks Verstapen arriti të kalonte dy makinat Ferrari e të siguronte vendin e tretë, podiumi i parë për Hondën që nga viti 2008, në garën e kthimit të kësaj skuadre si pjesë e Red Bull.
Botas kaloi Hemilton që në kthesën e parë e pastaj nuk u shqetësua shumë deri në finish, pasi Hemilton u desh të ndryshonte strategji për të reaguar ndaj ndërrimit të shpejtë të gomave të Fetel. Finlandezi fitoi me më shumë se 20 sekonda diferencë nga shoku i skuadrës, duke regjistruar xhiro të shpejta të njëpasnjëshme e duke mbyllur garën me pikën ekstra që caktohet në këtë edicion për pilotin më të shpejtë në pistë.
Ndërsa pretendenti për titull, Sebastian Fetel, mbylli garën në vendin e katërt me 50 sekonda diferencë nga fituesi, kurse shoku i tij i ri i skuadrës Leklerk, e shoqëroi në finish. Magnusen, Hulkenberg, Raikonen, Stroll dhe Kviat plotësuan zonën e pikëve në këtë garë të parë.
