TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baxhinovski.
Në pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Pasha është shok me autorin e vrasjes, Islam Myrtaj.
Viktima Haxhi Baxhinovski ishte duke vrapuar me të birin në momentin kur është kryer vrasja.
Ka qënë vetë djali i Baçinovskit ai që bëri identifikimin e njërit prej autorëve.
Viktima jetonte prej vitesh në Tiranë dhe dyshohet se shkak i vrasjes është bërë një borxh prej 46 mijë euro.
Baçinovski, vite më parë ka pasur një biznes me njërin prej atentatorëve Islam Myrtaj, dhe prej këtij biznesi ka lindur edhe borxhi.
Sipas informacioneve autori i krimit ka debatuar pak minuta e viktimën dhe më pas shtiu mbi të tre plumba.