AKTUALITET, 17 Mars 2019, 16:58

Rita Ora, probleme me shëndetin

Rita Ora, muaj më parë e kishte pranuar se kishte disa probleme shëndetësore, saktësisht me frymëmarrjen.

Artistja e mirënjohur, pavarësisht këtyre komplikimeve, asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar me koncerte.

Së fundi, këngëtarja po mban turneun e koncerteve në Azi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke udhëtuar për në Singapor. Në një foto që e postoi në Instagram, Rita shihet me maskë mbrojtëse, e që të bën të kuptosh se ajo ende po përballet me problemet me frymëmarrjen.