TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në sfidën e javës së 17-të në grupin B të Kategorisë së Dytë, që po zhvillohet në kryeqytet mes Termit dhe Maliqit, ka pasur sërish incidente.
Sipas Parorama Sport, portieri Bledar Malaj i Termit, la portën dhe shkoi të sulmonte trajnerin e Maliqit, Devis Mema. Pas disa minutave të tensionuara, u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të qetësohej.
Episodet e dhunës në kampionait shqiptar të futbollit janë të shumta. Sot një lojtar i Tiranës u dhunua nga tifozët, po ashtu ditë më parë, në fillim të muajit mars në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, u dhunua arbitri Eldorian Hamiti.
Ishin minuta e fundit të ndeshjes, kur arbritri dha një penallti në favor të Laçit, dhe solli irritimin e tifozëve dhe të drejtuesve të Kamzës. Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës, ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu.
Arbitrat dhe skuadrat bojkotuan kampioantin, ndërsa FSHF pas takimeve më qeverinë, organizoi dhe një tryezë me të gjithë aktorët e përfshirë në futboll. Në takim që mori pjesë dhe Kryeministri, ku dhe u ra dëkord për ndrëhyrje në ligjin për sportin dhe rikthimin e Policisë në stadiume.