TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në komunën e Suharekës sot kanë ndodhur dy vrasje, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se sipas informatave, një person është vrarë në një kazino në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, J.A 32 vjeçar.
Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Studenqan të po kësaj komune, ku ka mbetur i vrarë një person.
“Mund të konfirmoj se sot kanë ndodhur dy vrasje në komunën e Suharekës. Për këto dy raste do të mbahet një konferencë për media”, tha zëdhënësi Gashi.
Nderkohë mesohet se rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur rëndë e lënduar edhe një grua (familjare e tyre).
Mediat nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mësojnë se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G.
Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G- të gjithë emra të njohur për redaksinë).
Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64-vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.
Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë.