TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënësja e përdhunuar nga profesori dhe polici në Drenas të Kosovës është rrëfyer mbi ngjarjen e rëndë. E kthyer me kurriz, kokën e mbuluar me kapuç dhe zërin e modifikuar, vajza është munduar të fshehë identitetin. Megjithatë, ditën e sotme ajo ka ngurruar të shkojë në shkollë. Bashkëmoshatarët e saj e kanë kuptuar që ajo është viktima seksuale e profesorit dhe policit.
Vajza rrëfen se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, me 14 shtator. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur mësuesi i informatikës filloi ta ngacmonte me mesazhe në Facebook, e pastaj shkoi në dhunë seksuale. Ajo tregon se profesori e kishte çuar me makinë afër një stadium dhe aty e përdhunoi. Për 16 vjeçaren, kjo ishte edhe hera e parë që kryente marrëdhënie.
E vendosur për të kërkuar drejtësi, vajza shkoi të denonconte profesorin Shkëlzen Xhekaj në polici. Edhe kësaj rradhe ajo ra pre e një tjetër dhunuesi, hetuesi i policisë Vesel Veseli.