TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka qenë me fat sot ndërsa ka mundur 2-1 Totenhemin për të marrë përsëri vendin parë në klasifikimin e kampionatit anglez, me dy pikë më shumë se Mançester Siti, por më një ndeshje më shumë të luajtur se skuadra e Pep Guardiolës.
Ekipi i Jurgen Klop kishte sot një nga sfidat më të vështira të sezonit, përballë një rivali i cili nuk po kalonte një formë të mirë në këtë periudhë të kampionatit, por që po mundohet me të gjitha mënyrat që të ruajë vendin në zonën Champions.
Të kuqtë kaluan shpejt në avantazh me anë të Firmino, pas një gjuajtje me kokë perfekte të brazilianit por më pas shpërdoruan disa mundësi të mira për të mbyllur takimin. Megjithatë, kur gjithçka po fliste për Liverpulin, erdhi edhe goli i barazimit me Lukas Moura i cili ndëshkoi pavëmendjen e prapavijës së vendasve.
Nga ai moment, Liverpuli ishte i gjithi në sulm, në kërkim përsëri të avantazhit në këtë duel, por përsëri ishte i pasaktë para portë. Megjithatë, në ndihmë i erdhi skuadra mike, kur pas një gjuajtje me kokë të Salah në minutën e 90, Loris la topin në këmbët e Alderueireld, i cili në mënyrë të ngathët e dërgoi në rrjetën e portës së tij. 2-1 për Liverpulin dhe një fitore e merituar, por shumë e vuajtur, që mban hapur luftën për titullin dhe që kalon tashmë trysninë te kampionët në fuqi të Mançester Sitit.