TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pagesa e figurave të ekraneve është një prej kurioziteteve të publikut që i ndjek.
Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “E Diell” dhe një nga pyetjet e drejtuara kundrejt tij ishte: Sa e ke pagën?
“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë.
Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si për shembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se t’i nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali duke dashur të shmangë përgjigjen konkrete, por duke lënë të kuptohet se ka një pagë mjaft të mirë.