TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lordi i drogës, "El Chapo" po fillon një linjë veshjesh me ndihmën e gruas së tij.
El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Guzman dhe gruaja e tij 29 vjeçare, Emma Coronel Aispuro, kanë nisur brandin e tyre, pavarësisht se ai po përballet me një burgim të përjetshëm.
Sipas Aispuro, e cila foli për Neë York Daily News, linja e veshjeve El Chapo Guzman: JGL LLC do të mbajë nënshkrimin e burrit të saj.
Linja gjithashtu ka një faqe interneti, e cila reklamon veshje të ndryshme, duke përfshirë këpucë, rripa dhe xhinse.
Ndërsa lidhjet aktualisht nuk funksionojnë, avokati i El Chapo, Mariel Colón Miró, tha për CNN se rrobat e para do të dalin në verë.
Zotëruesi i drogës njoftohet se ka nënshkruar një kontratë që jep të drejtat për emrin e tij nga burgu në shkurt.
Sipas Aispuro, linja i është dedikuar vajzave binjake shtatëvjeçare të çiftit.
“Unë jam shumë e ngazëllyer për të filluar këtë projekt, i cili u bazua në idetë dhe konceptet që im shoq dhe unë kishim vite më parë,” tha Aispuro për CNN në një deklaratë. “Është një projekt i dedikuar për vajzat tona”.
Pas një gjyqi të gjatë në Nju Jork, Guzman u dënua me 10 akuza, duke përfshirë shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinës, marijuanës, angazhimin në një ndërmarrje të vazhdueshme kriminale dhe komplotin për të pastruar paratë.