TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka triumfuar me rezultatin 4-1 në sfidën që ngriti siparin e Premier Ligës për këtë sezon. Skuadra e Jyrgen Klop, e dominoi totalisht ndeshjen, duke mos i dhënë asnjë shans Noruiçit
Ishte mbrojtësi i “kanarinave”, Hanlei, që në minutën e 7-të shënoi në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin të kuqve. 12 minuta më pas ishte radha e egjiptianit Momo Salah, i cili tregoi klasin e tij, duke dyfishuar rezultatin.
Nënkampionët e Premier Ligës nuk u mjaftuan me kaq, teksa shënuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e parë me anë të qendërmbrojtësit Van Dijk dhe sulmuesit Orixhi.Në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit gjerman, lëshoi disi terren, teksa miqtë shënuan golin e nderit në minutën e 64-t me anë të finlandezit Puki.
Pavarësisht triumfit, nuk munguan telashet për skuadrën e Liverpulit në këtë përballje, teksa në minutën e 38-të, portieri brazilian Alison, la fushën e lojës i dëmtuar, duke i lënë vendin spanjollit Adrian.Në sfidën e javës së dytë, Liverpuli do të ndeshet me Sauthemptonin në transfertë, ndërkohë që Noruiç do të presë Njukastëllin.
FT: LIVERPUL – NORUIÇ 4-1
Hanley 7′ (autogol), Salah 19′, Van Dijk 28′, Orixhi 42′ / Puki 64′