TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Romelu Lukaku do të jetë lojtari më i ri i Interit, pasi është arritur marrëveshja me Junajtid.
Zikaltërit do të derdhin në arkat e anglezëve plot 70 milionë euro të ndara në dy këste, plus bonuset, për sulmuesin belg. Pas shumë përpjekjeve “Djajtë e Kuq”, kanë pranuar ofertën, dhe nga sezoni i ardhshëm 26-vjeçari do të luajë në Serinë A. Pas dy muajve interesim, tani Lukaku do të jetë një lojtar i Interit, dhe do të vendoset nën urdhrat e Kontes.
Gjithashtu ai mund të gjobitet me një gjobë prej 400 mijë funte nga Junajtid, por kjo nuk i intereson aspak, pasi tani do të luajë tek skuadra që dëshironte.
Lajmi për pranimin e ofertës nga Mançesteri, është konfirmua nga pothuajse të gjitha mediat britanike, dhe ato italiane. Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me zikaltërit, dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon.