SPORT, 8 Gusht 2019, 15:10

Futbollisti shqiptar nis aventurën e re në Premier League


Futbollisti Albian Ajeti është prezantuar dhe zyrtarizuar kalimi i tij tek klubi londinez West Ham, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Ish-futbollisti i Baselit që luan me kombëtaren zviceriane është vetëm 22 vjeç dhe dikur u ndoq nga Shqipëria për një afrim të mundshëm me kombëtaren.

Albian Ajetin do ta shikojmë të luajë në Premier League ku dhe ka mundësi të përmirësohet. Trasferimi i Ajetit kapi koston të thuajse 10 milionë euro duke përfshirë pjesën fikse dhe bonuset.

Për Ajetin kishte interesim edhe nga Aston Vila, por oferta e mbërritur nga West Ham kënaqi të dyja palët, si lojtarin ashtu edhe klubin zviceran.