TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkato e futbollistëve mund të shohë lëvizje shumë të rëndësishme në këto dy ditë, para mbylljes zyrtare të dritares së transferimeve në Angli. Klubet e mëdha angleze duan të kompletojnë marrëveshjet e fundit dhe të zgjidhin disa çështje që kanë mbetur pezull ndërsa gjithçka do të vihet në lëvizje nga Kristian Eriksen.
Sipas mediave angleze, Totenhem ka rënë dakord që të lejojë futbollistin të transferohet te Mançester Junajtid, i cili ndjek prej kohësh lojtarin. Solskjaer mendon se ai mund të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e skuadrës së tij dhe mes palëve duket se ka një akord për realizimin e transferimit.
Totenhem ndërkohë ka siguruar “po” nga Juventusi për Dibala e me të do të kompletohej në rolin e lënë bosh nga danezi. Ndërkohë, mbipopullimi në mesfushën e Mançester Junajtid do t’i hapte rrugë transferimit të Pol Pogba. Ky i fundit pritet të përfundojë te Real Madrid që e ndjek prej kohësh dhe ka nevojë për një lojtar të tillë që të vërë në lëvizje mesfushën.
Klubet italiane ndjekin gjithçka me vëmendje pasi këto seri transferimesh do të bënin të mundur që të shkëputnin nga Reali ëndrrën e milanezëve, Luka Modriç, për të cilin nuk do të kishte më hapësira në rreshtimin e Zidan.