SPORT, 9 Gusht 2019, 19:08

Ikardi probleme me zikaltërit, një ish-lojtar i Interit e fton te skuadra e re: Unë jam duke të pritur



Mauro Ikardi është një nga lojtarët më të përfolur këtë verë, pas problemeve me drejtuesit e Interit.

Pasi ia hoqën shiritin e kapitenit, tani drejtuesit zikaltër i kanë hequr edhe numrin 9, me të cilin u prezantua ditën e djeshme blerja e re, Romelu Lukaku. Ish-mbrojtësi i Interit, Huan Zhezus, i cili tashmë aktivizohet me Romën, ka ngritur disa aludime ditën e sotme, për sa i përket të ardhmes së sulmuesit argjentinas.

Ikardi kishte postuar një foto në rrjetin social “Instagram” për ndjekësit e tij, dhe në komentet e tij, bie në sy edhe një shkrim i mbrojtësit brazilian. “Unë jam duke pritur për ty”, shkruan Zhezus, me dy zemra me ngjyrën e verdhë dhe të kuqe, dhe një fytyrë ujku, simbole këto të ekipit kryeqytetas.