SPORT, 6 Gusht 2019, 21:22

Juventus pranon ofertën për Dybala, lojtari ka dy ditë kohë për të thënë “po”

Juventus pranon ofertën për Dybala, lojtari ka dy ditë kohë



Juventus i jep duart Paulo Dibalas dhe pranon ofertën e radhës që i ka mbërritur për talentin argjentinas. Oferta vjen nga Anglia dhe i përket një skuadre elitare, duke bërë që bardhezinjtë të shpresojnë që të jetë destinacion i kënaqshëm për lojtarin.

Kërkesat e tepruara të menaxherit të tij sa i përket rrogës së futbollistit dhe bonusit për marrëveshjen, bënë që Mançester Junajtid të tërhiqej nga gara futbollistin. Por sipas “Sky Sport”, kjo situatë ka zgjuar interesin e Totenhem i cili sot ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin. Totenhem ka ofruar 70 milionë euro dhe Juventusi ka thënë menjëherë “po”.

Tani mbetet të gjendet gjuha e përbashkët mes Dibala dhe finalistëve të Champions sa i përket detajeve personale. Lojtari ka pak më shumë se dy ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë, meqë më datë 8 gusht mbyllet merkato e futbollistëve në kampionatin anglez.