TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dasho Aliko është zgjedhur kryetari i ri i PD Gjirokastër. Kandidat për kreun e kësaj dege kanë qenë Dasho Aliko dhe Gjergji Dudi. Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 255 delegatë të zgjedhur nga të tre njësitë vendore Bashkia Gjirokastër, Bashkia Libohovë dhe Bashkia Dropull.
Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit dhe 13 vota të pavlefshme. Dasho Aliko është një prej themeluesve të PD në Gjirokastër. Për 12 vjet ai ka qenë kryetar i Komunës së Lazaratit. I pranishëm në këtë proces zgjedhor ka qenë edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.
