TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën te Unaza e re në datën 23. Gjithashtu janë proceduar edhe deputetët demokratë Ervin Salianji e Klevis Balliu.
“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.