AKTUALITET, 4 Gusht 2018, 09:21

“Do shkojnë në shtëpi pa patentë, jo patenta pa të zotin”/ “Fluturonte” në Tiranë-Durrës, Policia nuk e fal

“Do shkojnë në shtëpi pa patentë, jo patenta pa

OGjatë kontrollit të mbrëmshëm, Policia Rrugore  ka penalizuar një shtetas i cili udhëtonte me 167 km në orë, duke i hequr patentën.

Policia ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë dhe të mos kohen limitet.

Më poshtë është edhe njoftimi i plotë i Policisë:

Shpejtesi qe eshte rrezik potencial per sigurine e jetes ne rruge.

Fatmiresisht kete drejtues mjeti qe udhetonte (fluturonte) me kete shpejtesi e ndaloi Radari i Policise Rrugore te Tiranes.

E per keta drejtues mjetesh qe fluturojne Radari u shpeton jeten, pasi do shkojne ne banese pa patente dhe jo patenta pa te zotin.

Mos fluturoni por udhetoni brenda limiteve te lejuara te shpejtesise, respektoni rregullat e qarkullimit ne rruge dhe destinacioni juaj eshte i sigurte.

Policia Rrugore e Tiranes ju uron fundjave te kendeshme, argetohuni por mos rrezikoni jeten ne timon.