TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.” – shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale, ndërsa poston edhe foton me zyrtarin e lartë amerikan.
Me z.Pompeo, Meta shkruan se diskutuan për partneritetin mes dy vendeve si edhe për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.
“Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”