SPORT, 9 Gusht 2024, 18:49

ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet në merkato, pas Ibraimit prezanton edhe ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare

ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet në merkato, pas Ibraimit prezanton edhe

Shkëndija ka hyrë fuqishëm në këtë merkato vere. Pas goleadorit, Ibraimi, ditën e sotme kuqezinjtë kanë prezantuar edhe ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi.  

29-vjeçari nga Ohri mbylli së fundmi aventurën e tij me Soligorsk në Bjellorusi dhe vendosi të rikthehej te Shkëndija. Emri i tij u lakua në merkato, për një transferim të mundshëm në elitën e futbollit shqiptar, por mesfushori në fund zgjodhi kuqezinjtë.  

Ahmedi ka luajtur edhe 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë që për sa i përket karrierës me klube, është aktivizuar në ekipe të ndryshme si, Sudtirol, Celje, Maribor, Kiryat Shmona dhe Inter Zapresic, etj.